Më 25 mars, të vitit 1911, nga zjarri që ra në një fabrikë veshjesh në qytetin e New Yorkut, vdiqën 146 punëtorë, shumica e të cilëve gra të reja emigrante. 143 ishin gra dhe vajza të reja e 3 të tjerët burra.
Hetuesit e aksidentit zbuluan më pas se pronari i fabrikës, kompania “Triangle Shirtwaist”, nuk kishte ndjekur rregullat themelore të qytetit për parandalimin e zjarreve.
Për më tepër kompania kishte mbyllur disa nga dyert e daljes për të ndalur punëtorët të vidhnin bluzat që prodhonin, ose për t’i ndalur ata që të merrnin pushime të shpeshta gjatë punës, përcjell kp.
Hetimet zyrtare rezultuan në një ligj më të rreptë për sigurinë kundër zjarrit dhe në fonde shtesë për vënien e tij në zbatim. Ndërtesa e fabrikës ndodhet edhe sot në afërsi të Washington Square Park-ut në New York.
Në hyrje të parkut është vendosur një pllakë që u kujton vizitorëve viktimat e zjarrit. Ndër të tjera në të thuhet se “nga martirizimi i tyre rrjedh një koncept i ri i përgjegjësisë sociale dhe ligjet e punës, për t’i bërë kushtet e punës në Amerikë më të mirat në botë.
{gallery}
-
14 të vdekur e 60 të lënduar nga zjarri në një fabrikë të pjesëve për vetura në Kore të Jugut
-
Tre të vdekur e dy të zhdukur nga një shpërthim zjarri në Greqi
-
16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë tekstili në Bangladesh
-
Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare në Kinë
-
Të paktën 43 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh