Mendoni se të gjitha kafshët kanë nevojë për oksigjen për të jetuar? E gabuar. Studiuesit kanë zbuluar një organizëm unik që nuk ka nevojë të marrë frymë.
Përkundrazi, sipas CNN-së paraziti i vogël jeton në indet e salmonit dhe evoluoi në mënyrë që të mos ketë nevojë për oksigjen për të prodhuar energji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një thjeshtëzim i shkëlqyeshëm që dëshmon, ndonjëherë pak është më shumë”, tha Stephen Atkinson, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Departamentin e Mikrobiologjisë të Universitetit Oregon.
Organizmi formon cista të vogla të bardha në muskulin e salmonit, ai është përshtat duke hedhur poshtë gjenomën e tij mitokondrike plotësisht. Mitokondria e shndërron ushqimin në energji në shumicën e organizmave.
“Duke humbur gjenomin, paraziti po kursen energji duke mos pasur nevojë të kopjojë gjenet për gjërat që nuk duhen më,” tha Atkinson.