Është gjetur një jetë krejtësisht e re që zhvillohet në organet tretëse të njeriut. Bëhet fjalë për disa organizma që e kanë formën e viruseve, raporton “ScienceAlert”. Emrin e kanë marrë “obelisk”.
Ky material misterioz gjenetik nuk ka asnjë lloj ngjashmërie me asnjë agjent biologjik.
Biologu nga Universiteti i Stanfordit, Ivan Zheludev bashkë me kolegët e tij kanë argumentuar në lidhje me zbulimin e ri që kanë bërë. Ata mendojnë se kjo gjë mund të mos jetë virus fare, por grup i ri që mund të ndihmojë të krijojë ndonjë lloj lidhshmërie me molekulat më të thjeshta gjenetike dhe viruse më komplekse.
“Është çmenduri! Sa më shumë që po kërkojmë aq më shumë gjëra po gjejmë”, ka thënë biologu i Universitetit të Karolinës veriore, Mark Peifer, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
“’Obelisqet’ i përkasin një klase me ARN të ndryshme, të cilat kanë kolonizuar organizmin e njeriut pa u vënë re fare”, thuhet në raportin e studimit.
Këto organizma e morën emrin “Obelisqe” pasi që forma e struktura e tyre është e formuar nga gjatësia e dredhur e ARN-së dhe kanë gjatësi shumë të vogël. E kjo po konsiderohet si arsye që nuk janë vënë re më parë.
Përgjatë studimit, Zheludev dhe ekipi i tij kanë gjetur 30.000 “obelisqe” që duken të jenë të pranishme 10 për qind në mikrobiomin njerëzor.
Edhe
Organi misterioz i trupit që mund të luajë rol kyç në jetëgjatësi dhe mbrojtje ndaj kancerit
“Obelsiqet” dolën të jenë të pranishme deri 50 për qind nëpër mostrat që u morën nga goja e pacientëve, kurse tipa të ndryshme të këtyre organizmave gjenden nëpër zona të ndryshme të trupit të njeriut.
“Kjo gjë çon në mbështetje të teorisë se mund të ketë koloni të këtyre ‘obelisqeve’”, sqarohet më tutje në raportin e studimit.
Këto ‘obelisqe’ janë pak më të mëdha se disa molekula të tjera gjenetike që ekzistojnë në brendësi të qelizave, që nga bimët e deri tek bakteret që quhen ‘plasmide’, të cilat janë të përbëra prej ADN-së.