21 korriku është dita e 202-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e premte, transmeton Koha.net.
Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
365 - Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes. Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati.
1902 - Willis Carrier krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, New York.
Edhe
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
1914 - Këshilli mbretëror i Rumanisë vendosi të mbetet neutral në Luftën e Parë Botërore Më vonë, nën presion të madh nga aleatët, më 27 gusht 1916 Rumania i shpalli luftë Austro-Hungarisë.
1925- Malcolm Campbell bëhet njeriu i parë që eci 241 km në tokë.
1944- U torturuan dhe u ekzekutuan Claus von Stauffenberg dhe bashkëpunëtorët e tij në Berlin, Gjermani, pas komplotit të 20 korrikut për të vrarë Adolf Hitlerin.
1977- Filloi lufta mes Libisë dhe Egjiptit.
2005- Sulme me bombë në Londër.
2011- Përfundon programi “Space Shuttle” i NASA-s.
Edhe
27 vjet liri
2017- Komandanti i NATO-s për Evropë, Curtis Scaparrotti viziton Kosovën.
2017- Në Prishtinë mbahet mbledhje komemorative për Qani Mehmedin.