Plisi i punuar nga duart e një gruaje

Plisi i punuar nga duart e një gruaje

21 February 2020 15:59

Se gratë shqiptare janë të suksesshme tashmë është dëshmuar. Ergyle Gjurgjealo është njëra ndër to.

Për dekada me radhë, ajo bashkë me familjen e saj punojnë në prodhimin e plisave, një traditë e vjetër shqiptare.

Këtë zanat Gjurgjealo e mësoi nga bashkëshorti i saj, i cili e ka trashëguar me breza, raporton Sot në KTV.

Po si ishte fillimi i këtij rrugëtimi?

Gjurgjealo si gruaja e parë e përfshirë në prodhim të plisave thotë se ka përkrahje të madhe nga familja.

Punimi i plisit është zeje e vjetër e cila kalon nëpër disa etapa të përpunimit, por në treg gjenden imitime të ndryshme të tij, saqë, sipas Gjurgjealos, kanë prishur formën e tij origjinale.

Gjurgjealo demonstron përpunimin e kapuçit si simbol të shqiptarëve.

Guri me të cilin e punon plisin është afro 120 vjet i vjetër.

Përveç familjes së saj, ajo ka inkuadruar në punë edhe disa gra nga Prizreni, të cilat punojnë nga shtëpitë e tyre.

Ergyle Gjurgjealo ka dhe një mesazh për shqiptarët.

Përveç plisit ajo punon edhe veshje kombëtare, e të gjitha thotë se janë punëdore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme