Kuriozitet

Stuhia nxjerrë në bregun e Irlandës “anijen fantazmë”

Një anije “fantazmë” ka dalë në breg të detit në County Cork të Irlandës, nga stuhia Dennis e cila ka goditur Evropën.

Anija e braktisur është parë duke goditur gurët në bregun e fshatit Ballycotton, transmeton Koha.net.

Kjo anije duket se ka përshkuar qindra kilometra për një vit, nga Bermuda në vitin 2018-të, e përgjatë oqeanit atlantik deri në Irlandë.

“Kjo është një në një milion”, ka thënë shefi i skuadrës lokale të shpëtimit, John Tattan për BBC.

Image

Por cila është historia e vërtet e saj?

Kjo anije është identifikuar si Alta, e cila ka pasur disa pronar dhe emra. E ndërtuar në vitin 1976, së fundi ka pasur flamurin e Tanzanisë.

Disa shtete kanë raportuar për këtë anije, e cila ishte e braktisur në det, që nga shtatori i 2018-ës.

Historia e saj ka filluar në shtatorë të 2018-ës ku kishte edhe personel në të, dhe ishte duke udhëtuar nga Greqia në Haiti, transmeton Koha.net.

Probleme të paidentifikuar kanë bërë që motori i saj të humbet fuqinë dhe Alta ka udhëtuar në deti për 20 ditë pa fuqi motorike rreth 2,100 kilometra drejt Bermudës, sipas rojeve të detit të SHBA-së.

Për shkak të një uragani që i afrohej anijes, rojet e detit vendosën që t’i shpëtonin 10 anëtarët e anijes, të cilët pastaj i ka dërguar në Puerto Rico.

Pastaj, e dëmtuar pjesërisht e pa asnjë anëtarë në bord, Alta u la e vetme në det.

Tani, mbi një vit më vonë, kjo anije gjendet në bregun e detit të Irlandës.