Kapen hajnat e letrave të tualetit në Hong-Kong Foto: Reuters

Kapen hajnat e letrave të tualetit në Hong-Kong

17 February 2020 11:21

Hajnat në Hong-Kong i kishin vjedhur me qindra letra tualeti, në vlerë prej mbi 130 dollarësh, por policia më pas ka bërë të ditur se ata janë arrestuar.

Hong-Kongu përballet aktualisht me mungesë letrash tualeti, shkaku i blerjes nga paniku, gjatë epidemisë së koronavirusit.

Hajna me thika e kishin plaçkitur një furnizues me letra tualeti, para një supermarketi në një lagje të Hong Kongut, kishte bërë të ditur policia, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar një pjesë të mallit të plaçkitur, kanë raportuar mediet lokale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme