4 korriku shënoi vitin e njëzetë që NASA ka një robot që punon në sipërfaqen e Marsit. Në vitin 1997 roboti “Mars Pathfinder” u ul në planetin e kuq dhe punoi për eksplorimin e sipërfaqes për tre muaj, duke analizuar atmosferën dhe klimën e Marsit dhe duke vlerësuar përbërjen e shkëmbinjve.
Që nga “Pathfinder”, 8 robotë të tjerë të NASA-s kanë eksploruar Marsin. Si “Spirit” dhe “Opportunity”, prekën terrenin në 2004 me misionin e gjetjes së provave të ujit dhe së bashku, morën mijëra fotografi të terrenit shkëmbor dhe grumbulluan të dhëna që ndikuan studiuesit të besonin se Marsi ështe planet i lagësht. Ndërsa “Spirit” ka “vdekur”, “Opportunity” vazhdon të funksionojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoboti më i madh dhe më i avancuar që është dërguar në Mars, “Curiosity”, u ul në sipërfaqen e tij në gusht të 2012. Roboti është i pajisur me 17 kamera, një lazer dhe një pajisje që grumbullon mostrat e shkëmbinjve, me shpresën e gjetjes së gurëve që janë formuan në ujë. Kohët e fundit, “Curiosity”, ka dorëzuar detaje të reja në NASA rreth një mjedisi të liqeneve të lashta në kraterin e Gale të Marsit ( marrë nga Shqiptarja.com).
{gallery}