Afshin Esmaeil Ghaderzadeh është njeriu më i shkurtër që jeton në botë, është konfirmuar nga faqja e rekordeve Guinness. Ai është 20-vjeçar dhe është vetëm 62.2 centimetra.
Ai është gati 7 centimetra më i shkurtër sesa 36-vjeçari Edward Hernandez, i cili mbante rekordin Guinness më parë.
Afshin jetonte në një fshat të largët që ndodhet në Qarkun Bukan, provinca e Azerbajxhanit Perëndimor, Iran. Ai mund të flasë si kurdisht ashtu edhe persisht, duke përdorur dialektin farsi.
Ai lindi me një peshë trupore prej 700 gramë dhe tani është pothuajse 6.5 kg.
Afshin ka një personalitet shumë të sjellshëm dhe të këndshëm, ndaj është shumë i pëlqyer nga vendasit. Të dy prindërit dhe komuniteti i tij e thërrasin atë me emrin "Mohamad".
Edhe pse i lumtur, Afshin shpjegoi se do të dëshironte të jetonte si njerëzit e tjerë, veçanërisht që të mund të zotëronte dhe të drejtonte një veturë.
Edhe
Momenti kur gruaja më e gjatë dhe gruaja më e shkurtë në botë takohen
Ai nuk mund të udhëtojë vetëm nëpër fshat, gjithmonë shoqërohet nga njëri prej prindërve të tij. Edhe pse Afshin mund të ecë pa ndihmë, ai ndonjëherë preferon të mbahet në duar.
Afshin është fans i madh i futbollit. Idhulli i tij është portugezi Cristiano Ronaldo.
-
Paralimpisti më i gjatë ishte i detyruar të flejë në dysheme, tani ka shtratin që i përshtatet
-
15-vjeçari indian thyen rekordin Guinness si adoleshenti me flokët më të gjatë në botë
-
Hyn në Guinness qeni më i shkurtër në botë
-
Gana pretendonte se kishte njeriun më të gjatë në botë, por matjet nuk rezultuan të sakta