Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka bërë hapjen e qytetit të ri Samxhijon në kufi të Koresë Veriore.
Qyteti është vendosur në afërsi të malit Paektu, i cili sipas legjendës konsiderohet si djep i kombit korean. Pheniani ka investuar shuma të mëdha për projektin e rindërtimit të qytetit që ende nuk ka përfunduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSamxhijon është kryeqyteti i një qarku në kufi me Kinën dhe sipas propagandës së Koresë Veriore vendlindja e Kim Jong Il-it, babait të Kim Jong Un-it.
Përveç muzeut të dedikuar për aktivitete revolucionare dhe stadiumit për ushtrimin e sporteve dimërore, në këtë projekt janë përfshirë edhe linja e re hekurudhore, 10.000 njësi banimi dhe fabrika për përpunimin e boronicave dhe patateve, të cilat janë burime më të rëndësishme në këtë pjesë të Koresë Veriore.
{gallery}