“E Premtja e Zezë” identifikon ditën pas Festës së Falënderimeve në SHBA, kur dyqanet ofrojnë çmime promocionale dhe oferta speciale.
Për të parën herë, “E Premtja e Zezë” u përdor në Filadelfia (1950) për të përshkruar numrin e lartë të blerësve dhe trafikun e automjeteve, që shpesh herë shoqëroheshin me aksidente rrugore. Pretendohet gjithashtu se termi vjen edhe nga llogaritë e biznesit; humbjet regjistroheshin asokohe në ngjyrë të kuqe dhe fitimet në ngjyrë të zezë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo në Shqipëri?
Kjo traditë duket se po praktikohet prej disa vitesh edhe në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet. “E Premtja e Zezë” tërheq vëmendjen e konsumatorëve shqiptarë për shkak të uljeve të çmimeve në kategorinë e veshjeve, elektroshtëpiakeve dhe lodrave për fëmijë.
Të pyetur vitin e kaluar nga “Monitor.al”, grupi Fashion Group që ka një numër dyqanesh në qendrën TEG, si dhe përfaqësuesit e shitjeve në dyqanet Lindex, La Halle, dy përfaqësues europianë në Ring Center, pohojnë se ka pasur flukse shitjesh gjatë ofertave për “Të Premten e Zezë”.
Në shumë dyqane, uljet, që arrijnë deri në 50%-70%, joshin shumë konsumatorë, pavarësisht se këto të fundit janë shprehur ngahera se ofertat në dukje nuk përputhen me zbritjen reale të produkteve.
Koha.net rikujton se kjo ditë tash e disa vjet po manifestohet edhe në Kosovë.