Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blerjet nisin në SHBA në kohën e uljes së inflacionit

Teksa “Black Friday” do të shënojë një kthim në modelet e njohura të blerjeve të festave, pasiguria mbetet ende.

Tregu i punës në SHBA mbetet i fortë, shpenzimet konsumatore janë gjallëruar dhe inflacioni është ngadalësuar. Mirëpo, çmimet e ngritura për ushqimin, qiranë, benzinën dhe kostot e tjera shtëpiake kanë shkaktuar dëme te blerësit.

Si rezultat, shumë prej tyre hezitojnë të shpenzojnë nëse nuk ka shitje të madhe dhe po tregohen më selektivë me atë që po blejnë – në shumë raste duke tregtuar në gjëra më të lira dhe dyqane që nuk janë shumë të shtrenjta.

Blerësit gjithashtu po i shfrytëzojnë më shumë kursimet e tyre, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në shërbimet “bli tani, paguaj më vonë’, sikurse Afterpay që i lejon përdoruesit të paguajnë artikujt me këste, si dhe të përdorin kartat e tyre të kreditit në një kohë kur Rezerva Federale po i rrit tarifat shkaku i ekonomisë amerikane.

Vështirësi të tilla financiare mund të ndihmojnë që blerësit të kërkojnë pazare.

Edhe Amerikanëve u është tkurrur xhepi për “Black Friday” Botë 2 v. më parë Amerikanëve u është tkurrur xhepi për “Black Friday”

Isela Dalencia, e cila po bënte blerje për gjërat thelbësore shtëpiake, si detergjent në një pikë të Walmartit në Secaucus, New Jersey, në fillim të kësaj jave, ka treguar se po vonohet në blerjen e dhuratave për pushime deri në Cyber Monday ​​– të hënën pas Ditës së Falënderimeve – kur shitjet në internet rriten. Më pas, ajo do të presë sërish një javë para Krishtlindjeve për të marrë ofertat më të mira, ndryshe nga viti i kaluar kur filloi të blinte para “Black Friday”.

“Unë bëj pazar më pak”, ka theksuar Dalencia, duke vënë në dukje se do të shpenzojë rreth 700 dollarë për dhuratat e festave këtë vit, një të tretën më pak se vitin e kaluar.

Katie Leach, punonjëse sociale në Manhattan, po i shikonte po ashtu raftet në Walmart, mirëpo ka treguar se blerjet e festave do t’i fillojë gjatë javës së parë të dhjetorit , si zakonisht. Megjithatë, kësaj radhe, për pazaret do të mbështetet më shumë në kartën e kreditit me shërbimin “bli tani, paguaj më vonë”, për ta kaluar më lehtë sezonin e festave, pasi tashmë çmimet për ushqim dhe shpenzime të tjera shtëpiake janë shumë të larta.

“Nuk do të shpenzohet më shumë se vitin e kaluar”, ka theksuar Leach.

Tendencat e këtij viti janë një kontrast me një vit më parë, kur konsumatorët blinin herët nga frika se mos merrnin atë që u nevojitej mes bllokimeve në rrjetin e furnizimit. Dyqanet nuk kishin shumë zbritje, sepse ata po përpiqeshin të sillnin artikuj.

Mirëpo, disa zakone pandemike sillen rreth e rrotull. Shumë shitës me pakicë që mbyllën dyqanet në Ditën e Falenderimeve dhe në vend të kësaj i vendosën zbritjet në faqet e tyre të internetit për t’i pakësuar turmat në dyqane, janë ende duke i mbajtur ato strategji, pavarësisht kthimit në normalitet.

Shitësit e mëdhenj, duke përfshirë Walmart dhe Target, po mbyllin përsëri dyqanet e tyre në Ditën e Falënderimeve. Dhe shumë prej tyre i larguan reklama nga artikujt që për një kohë të caktuar tërhiqnin vëmendjen e turmës. Në vend të kësaj, tash artikujt me zbritje janë në dispozicion gjatë gjithë muajit, për “Black Friday” ose fundjavën e festave.

Edhe Bie inflacioni në SHBA me rënien e çmimit të energjisë Botë 3 v. më parë Bie inflacioni në SHBA me rënien e çmimit të energjisë

Në sfondin e sotëm ekonomik, Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë - grupi më i madh i tregtisë me pakicë - pret që rritja e shitjeve të pushimeve të ngadalësohet në një interval prej 6% deri në 8%, nga rritja 13.5% e një viti më parë. Megjithatë, këto shifra, të cilat përfshijnë shpenzimet në internet, nuk janë përshtatur për inflacionin, kështu që shpenzimet reale mund të jenë edhe më të ulëta nga një vit më parë.

Adobe Analytics pret që shitjet në internet të rriten me 2.5% nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, një ngadalësim nga ritmi 8.6% i vitit të kaluar kur blerësit ishin të pasigurt për kthimin në dyqanet fizike.

Analistët e konsiderojnë fundjavën pesëditore të “Black Friday”, e cila përfshin edhe Cyber Monday, një barometër kryesor i gatishmërisë së blerësve për të shpenzuar, veçanërisht këtë vit. Periudha dymujore midis Ditës së Falënderimeve dhe Krishtlindjeve përfaqëson rreth 20% të shitjeve vjetore të industrisë me pakicë.

Teksa ka ende një vend të fortë në SHBA mes blerësve, ajo ka humbur staturën gjatë dekadës së fundit pasi dyqanet u hapën në Ditën e Falënderimeve dhe blerjet u zhvendosën në Amazon dhe shitës të tjerë në internet. Dyqanet e kanë holluar më tej statusin e ditës duke promovuar shitjet e të Premtes së Zezë gjatë gjithë muajit. Këtë vit, dyqanet filluan shitjet më herët se vitin e kaluar për t'i bërë blerësit t’i shpërndajnë blerjet e tyre.

Shumë blerës si Lolita Cordero nga Brooklyn, New York, nuk e presin ditën e “Black Friday”.

“Unë jam duke bërë pazar herët, duke u përpjekur të nxjerr gjërat në shitje, zbritje ose zhdoganim - dhe përdor kuponë”, ka theksuar Cordero. “Unë kurrë nuk kam dalë për “Black Friday”. Kam dëgjuar se është rrëmujë dhe njerëzit lëndohen”.

Edhe Çmimet e larta të ushqimeve përkeqësojnë krizën e urisë në sezonin e festave Botë 3 v. më parë Çmimet e larta të ushqimeve përkeqësojnë krizën e urisë në sezonin e festave

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se “Black Friday” do të jetë sërish dita më e ngarkuar e blerjeve këtë vit, sipas Sensormatic, i cili gjurmon trafikun e klientëve. Konsumatorët janë kthyer gjithashtu në blerjet në dyqanet fizike mes lehtësimit të shqetësimeve për COVID-19. Në fakt, më shumë dyqane u hapën sesa u mbyllën në SHBA vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 2016 – dhe ky hendek po zgjerohet vetëm këtë vit, sipas Coresight Research, firmë këshilluese dhe kërkimore me pakicë.

Përktheu: Blerta Haxhiu