Kuriozitet

Unazohen shpendët shtegtarë, cërla e vogël specia më e re

Tiranë, 8 tetor – Cërla e vogël (Emberiza pusilla) është specie më e re që i shtohet listës së shpendëve të Shqipërisë.

Ky vrojtim i jashtëzakonshëm u raportua ditën e djeshme në kampin e unazimit të Orikumit ku një ekip i përbashkët i AOS dhe kolegëve unazues hungarezë nga MME (BirdLife Hungari) filluan unazimet e para për vjeshtën 2019.

Ajo ç’ka e bën më të papritur praninë e Cërlës së vogël është se zona e saj e shpërndarjes shtrihet në Europën veri-lindore dhe në Azinë e veriut, në Estoni, Bjellorusi, Rusi, Siberi deri në detin e Beringut në veri të Oqeanit Paqësor. Madje pika më e afërt e shpërndarjes me Shqipërinë është rreth 1800 km larg.

Cërla e vogël është vërtet e vogël, vetëm 12-14 cm në gjatësi. Folezon kryesisht në zonën e taigës dhe shtegton në stinët e tjera për të dimëruar në zonat subtropikale të Indisë së veriut, Kinës së jugut dhe pjesët veriore të Azisë jug-lindore.

Vrojtimet në Europë janë tejet të rralla ndaj dhe prania e saj në Shqipëri duhet të interpretohet vetëm si lëvizje endacake dhe jo e lidhur me moratoriumin.

Laguna e Orikumit, kallamishteve dhe zona përreth saj është një vendqëndrim shumë i veçantë për shpendët në rrugën e gjatë të shtegtimit. Rezultatet e para janë surprizuese, kryesisht rreth unazimit të Dallëndyshes së natës (Caprimulgus europaeus) në marina dhe shkurreta. Mbi 70 individë të Dallëndyshes së natës janë unazuar dhe lëshuar përsëri në natyrë/ATSH.

{gallery}