Kuriozitet

Egjiptasi që bën masazh me zjarr

Një masazhist luan me zjarrin për të qetësuar dhimbjet e muskujve te klientët e tij në Garbeja të Egjiptit.

Abdel Said tash e sa vjet te klientët e tij aplikon teknikën e lashtë të faraonëve të njohur si “peshqiri i frikshëm”.

Kjo teknikë fillon me një masazh të zakonshëm me vaj dhe kamomil, të cilat ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe qetësimin e dhimbjeve në zona të caktuara.

Pastaj vjen zjarri. Saedi vendos disa peshqirë dhe izolon materialet tjera në shpinën e klientit.

Peshqiri laget me alkool dhe i vihet flaka, transmeton KTV.

“Është masazh i zjarrtë. Unë komunikoj me trupin dhe e shtendosi atë”, thotë Said që tregon se kjo teknikë nuk mund të përdoret te disa njerëz që kanë problem me shtypjen e gjakut.

“Para se të fillojmë me këtë teknikë, ne analizojmë gjendjen shëndetësore të klientit. Nëse ai është mirë me shëndet ne vazhdojmë me këtë masazh, por nëse gjejmë se klienti ka probleme atëherë nuk mund ta realizojmë”, përfundoi ai.

E për këtë teknikë ai është stërvitur në Marok dhe ka marrë disa certifikata në Egjipt.