Berlin, 4 shtator – Një muaj pas martesës së tyre, kitaristi i “Tokio Hotel”, Tom Kaulitz i dhuroi bashkëshortes së tij, Heidi Klum, diçka të pazakontë, një pjesë nga Muri i Berlinit.
Modelja 46-vjeçare gjermane, moderatore televizive dhe sipërmarrëse, shpërndau në Instagram një video, ku tregohej një pjesë nga ky mur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot më erdhi një dhuratë e veçantë nga bashkëshorti, një copë nga Muri i Berlinit, që e ndau Gjermaninë në Lindore dhe Perëndimore për 28 vjet me radhë”, shkruan ajo.
“Im shoq u lind në anën lindore të murit, katër javë para se ai të shembej, në vitin 1989. Çdo mëngjes do të shoh këtë pjesë të bukur në kopshtin tim, e vetëdijshme se muret nuk duhen ngritur, por shembur”, përfundon ajo/DPA.