Pothuajse gjashtëdhjetë vjet më parë, saktësisht më 13 gusht, nisi ndërtimi i Murit të Berlinit. Barikada e betontë do të ndante lindjen dhe perëndimin për 28 vjet me radhë. Ishte nisur një pengesë e thjeshtë prej betoni e telash gjemborë.
Por me kalimin e kohës, konstruksioni do të forcohej dhe do të rrethonte krejt Berlinin Perëndimor. Muri i betonit do të ndërtohej më 1965, dhe shumë shpejt edhe një mur i ditë brenda territorit të Gjermanisë Lindore, duke krijuar të ashtuquajturin rripin e vdekjes ndërmjet dy mureve. Versioni përfundimtar i murit do të ndërtohej më 1975 dhe do të zgjatej 150 kilometra rreth e rrotull Berlinit Perëndimor.
Ishte 3.6 metra i lartë dhe përbëhej prej mijëra blloqesh të betonit. Por natën e 9 nëntorit 1989 ngjalli përnjëherë kujtimet e mbarë gjermanëve. Pa paralajmërim, Muri i Berlinit, simboli i ndarjes ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, do të hapej papritmas. Muri u shemb pas një deklarate kundërthënëse të një zyrtari gjerman në një konferencë për media në 9 nëntorin e vitit 1989.
Nën presionin e demonstratave pro-demokratike në mbarë vendin, regjimi i Gjermanisë Lindore po mundohej të shtypte revoltën. Gynter Shabovski, zëdhënës i Politbyros, deklaroi se Gjermania Lindore po hiqte pengesat e lirisë së lëvizjes për kalimin e kufirit me Gjermaninë Perëndimore pas pothuajse tri dekadash.
Në një moment dramatik që ndihmoi përfundimin e Luftës së Ftohtë, gardianët e Gjermanisë Lindore u dorëzuan dhe muri ra. Kancelari Helmut Kol i priu përpjekjes së Gjermanisë Perëndimore për ta bashkuar një vit më vonë me Gjermaninë Perëndimore.