Nxënësit presin në radhë për t’u rrahur nga drejtori i shkollës në Afrikën e Jugut

Nxënësit presin në radhë për t’u rrahur nga drejtori i shkollës në Afrikën e Jugut

22 August 2019 08:48

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë sërish temë diskutimi. Rasti më i fundit është regjistruar në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Protagonist ka qenë drejtori i shkollës, i cili u filmua duke goditur nxënësit. Të vendosur në rresht para klase, drejtori godiste me sa fuqi që kishte nxënësit që vinin njëri pas tjetrit. Ndërkohë në sfond dëgjoheshin të qeshurat e nxënësve të tjerë.

Me pamjet që u bënë virale brenda pak minutash, departamenti i Edukimit të Limpopos deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore.

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në këtë qytet afrikan./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme