Mbi 700 persona VIP të ftuar nga e gjithë bota, mbërritën me jahte, helikopterë e avionë privatë në ishullin grek Mykonos atje ku miliarderi izraelit dhe aksionari kryesor i Atletico Madridit, Idan Ofer, ka festuar 10-vjetorin e martesës në vendin ku dhe e kurorëzoi dashurinë para disa vitesh me gruan e tij të katërt.
E organizuar deri në detaje, për festën që mund të konsiderohet si një dasmë e dytë, janë shpenzuar plotë 5 milionë Euro. Janë dashur tre javë dhe u desh angazhimi i mbi 400 personave.
Një gëzim i tillë në familjen e Idan duhej patjetër të shihej nga të gjithë, prandaj ai kishte ftuar në event edhe gazetarin grek, Petros Nazos, i cili e pasqyroi për Mykonos Live TV./shqip
Artikuj të ngjashëm
-
Përgjigjja epike e Mariah Careyt për dasmën e Jeff Bezos bëhet virale
-
Elita botërore “pushton” Venecian për dasmën e njërit prej njerëzve më të pasur në botë
-
Protestuesit në Venecia shpallin fitore pasi Bezosi ndryshon vendin e dasmës
-
Aktivistët nuk duan që Bezos të martohet në Venecia, planifikojnë masa
-
Piramidat mbyllen për vizitorë, shkaku i dasmës