Pas zgjerimit të debatit për migrimin dhe murin e madh që po ndan Amerikën me Meksikën, dy profesorë përdorën diçka tjetër për të sjellë argëtim në këtë kufi.
Ata arritën të krijojnë vetë kolovajzë për të argëtuar qytetarët në të dy anët e kufirit.
Ronald Rael, profesor i arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë dhe Virginia San Fratello, profesor asistente në San Jose State University në Kaliforni, erdhën me idenë për të ndërtuar tri kolovajzë që iu shtuan murit gjigant në Sunland Park, New Mexico.
Në një video që Rael ka ndarë në Instagram, shumë fëmijë shihen të lumtur teksa luajnë me njëri-tjetrin.
Artikuj të ngjashëm
-
“MuralFesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra
-
Muri kufitar SHBA – Meksikë do të ngjyroset me të zezë
-
Frikë dhe mbikëqyrje në kufirin SHBA - Meksikë
-
“Mural Fest” me “On/Offline” thërret për afrim me artin
-
Tollovi në kufirin Meksikë-SHBA, mijëra emigrantë pritet të kthehen në vendlindje