Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vendosi kamerë afër shtratit për të parë pse kishte probleme gjatë gjumit, zbuloi se ishte macja e tij

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe pa një gjumë të mirë në shtrat ne do të ecnim si “të vdekur”.

Kështu që, kur dikush apo diçka po ua prish gjumin, ju do të dëshironi që ta zgjidhni këtë sa më parë.

Një burrë, së fundmi, kuptoi se gjatë gjumit ka probleme me frymëmarrje dhe vendosi që t’i japë fund problemit të tij, shkruan “The Mirror”.

Për ta bërë këtë, ai mori një kamerë dhe e ka vendosur afër shtratit të tij për të zbuluar se çfarë po ndodh natën kur ai është në gjumë - dhe çfarë ka parë ai ishte e papritur.

Kur ka parë incizimin, burri kuptoi se problemi i tij gjatë gjumit kishte një sqarim shumë të thjeshtë, transmeton Koha.net. Doli se macja e tij hynte në dhomën e tij të fjetjes dhe ulej para fytyrës së tij ndërsa ishte duke fjetur.

Fotografitë e zgjidhjes së problemit të këtij burri janë shpërndarë në Twitter përmes llogarisë @stluis_htx.

Edhe Temperatura e papërshtatshme dhe gërhitja e partnerit lënë pa gjumë miliona njerëz Lifestyle Temperatura e papërshtatshme dhe gërhitja e partnerit lënë pa gjumë miliona njerëz

 

 

Ky postim shumë shpejt është bërë viral, me mbi 1.4 milion pëlqime dhe mbi 370 mijë komente.