Policia në Illinois ka arrestuar Jennifer Janus Yeager, 49-vjeçare e cila ua rrezikoi jetën fëmijëve të saj.
Ajo u akuzua për rrezikim të shëndetit të fëmijëve dhe sjellje të pahijshme. Yeager kishte vendosur mbi veturë një pishinë, e në të kishte futur dy vajzat e saj, njëra 8 vjeçare e tjetra 16, transmeton Koha.net.
Siç u ka thënë policëve, ajo ishte nisur për tek një mik i saj për ta fryrë pishinën.
Dikush, kishte incizuar këtë moment dhe e kishte raportuar policinë.
Pas arrestimit, ajo u dërgua në mbajtje por meqë pagoi obligacionin, ajo u lirua nga paraburgimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta
-
SHBA: Nëna raporton në polici se ka vrarë dy fëmijët e saj
-
Një familje arinjsh shfrytëzojnë pishinën e një shtëpie në SHBA
-
Nëna dhe 3 fëmijët dyshohen se u vetëmbytën në Bunë për shkak të dhunës, arrestohet burri
-
Burgim i përjetshëm për amerikanen që la foshnjën vetëm në shtëpi