Policia në Illinois ka arrestuar Jennifer Janus Yeager, 49-vjeçare e cila ua rrezikoi jetën fëmijëve të saj.
Ajo u akuzua për rrezikim të shëndetit të fëmijëve dhe sjellje të pahijshme. Yeager kishte vendosur mbi veturë një pishinë, e në të kishte futur dy vajzat e saj, njëra 8 vjeçare e tjetra 16, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç u ka thënë policëve, ajo ishte nisur për tek një mik i saj për ta fryrë pishinën.
Dikush, kishte incizuar këtë moment dhe e kishte raportuar policinë.
Pas arrestimit, ajo u dërgua në mbajtje por meqë pagoi obligacionin, ajo u lirua nga paraburgimi.