Një europarlamentar i zi pretendon t’i jetë thënë të largohet nga Parlamenti Evropian në ditën e tij të parë të punës.
Magid Magid, që përfaqëson Yorkshirein dhe Humberin për Partinë e Gjelbër, tha se ishte “dukshëm ndryshe” por se nuk do të “provoj të përshtatem”, raporton “SkyNews”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte në mesin e 73 europarlamentarëve që u nisën për në Strasburg për të nisur mandatin e tyre pesë-vjeçar.
Magid ishte në ndërtesën e Parlamentit Evropian kur dikush e pyeti atë nëse e kishte humbur rrugën, dhe më pas i ishte thënë të largohej nga ndërtesa, transmeton Koha.net.
Ai shkroi në Twitter: “E di se jam dukshëm ndryshe”.
“Nuk e kam privilegjin për të fshehur identitetin tim. Jam i zi dhe quhem Magid. Nuk kam për qëllim të përshtatem. Jam mësuar”.
Your face when you've just had someone ask if you're lost & then you're told to leave, on your first day at work. ??♂️
— ?MΛG!D (@MagicMagid) July 2, 2019
I know I'm visibily different. I don't have the privilege to hide my identity. I'm BLACK & my name is Magid. I don't intend to try fit in. Get used to it!
??? pic.twitter.com/HhWG63kE9U
Magidi konfirmoi se “normalisht, nuk u largova” por se deshi të zbulojë “se si njerëzit mendojnë se duhet të duket një politikan stereotip”.
Deputetët britanikë të Parlamentit Evropian bënë që prezenca e tyre të ndihet të martën.
Europarlamentarët e Partisë Brexit tërhoqën vëmendjen pasi kthyen shpinën derisa po himni i adaptuar i BE-së po intonohej.
Europarlamentarët britanikë do të ulen në Parlamentin Britanik derisa të finalizohet Brexiti, me 31 tetorin si datë e fundit për Britaninë të dalë nga BE-ja.