Një adoleshent “u takua” për herë të parë me një peshkaqen të bardhë në brigjet e Floridas në SHBA, derisa u trondit ende më shumë kur të nesërmen, përsëri hasi në një peshkaqen tjetër të madh.
Nick Bailey ia doli ta filmonte këtë moment e pamjet i publikoi në rrjetin social Instagram, raportoi Upi të martën.
“Kam prekur një peshkaqen të bardhë të madh. Dy të bardhë të mëdhenj i takova brenda dy ditësh. Kjo është çmenduri”, shkroi 17-vjeçari.
Peshkaqeni i bardhë është ndër llojet më të rrezikshme në ujë. Në Florida janë regjistruar 333 sulme të këtij peshkaqeni, 52 prej tyre përfunduan me pasoja fatale.
Artikuj të ngjashëm