Kuriozitet

17-vjeçari britaniko-belg bëhet piloti më i ri që udhëton i vetëm nëpër botë

Një pilot britaniko-belg është bërë personi më i ri që ka udhëtuar i vetëm nëpër botë.

Mack Rutherford, 17-vjeçar, është nisur nga Bullgaria më 23 mars të këtij viti duke fluturuar drejt Italisë dhe Greqisë, para se të nisej për në Azi, Afrikë, SHBA dhe rreth dy oqeaneve, raportoi Sky News të mërkurën.

Rutherford ka ateruar sërish në kryeqytetin bullgar të mërkurën, pesë muaj pasi është nisur nga atje për udhëtim.

Piloti e ka thyer rekordin e “Guinness”, të vendosur së fundmi nga 18-vjeçari, Travis Ludlow, në vitin 2021, i cili ka kryer një udhëtim i vetëm për 150 ditë.

Mack ka thënë se për këtë nismë ishte inkurajuar nga motra e tij, Zara, e cila në janar është bërë gruaja më e re e cila ka udhëtuar e vetme nëpër botë, në moshën 19-vjeçare.

Mack për udhëtimin e tij ka zgjedhur aeroplanin Shark, i cili lëviz me shpejtësi deri në 300km/h.

Duke folur përpara udhëtimit, ai ka thënë se fluturimi është “një ëndërr”, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së tij dhe të motrës.

Mack dhe Zara kanë ndjekur hapat e prindërve të tyre, të cilët ishin që të dy pilotë të talentuar