Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sonte do të shfaqet “Super Hëna e Borës”

Foto: Time Magazine

​“Super Hëna e Borës” do të mund të shihet sonte dhe do të shfaqet në qiell më e shndritshme se kurrë.

Ajo që do ta bëjë kaq speciale është fakti që hëna e plotë do të gjendet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas astrologëve “është një takim që nuk duhet humbur” dhe hëna do të jetë më e shndritshme dhe rreth 7 për qind më e madhe sesa një hënë e plotë normale, transmeton KosovaPress.

Në orën 22:07, hëna do të gjendet në distancën më të afërt me Tokën, 356.761 kilometra, e asnjëherë tjetër përgjatë të gjithë vitit 2019 nuk do të kemi një hënë të plotë më afër nesh.