Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

14-vjeçari kapet në Zvicër duke drejtuar veturën e babait me shpejtësi marramendëse

Një 14-vjeçar me shtetësi italiane është kapur në Zvicër, duke drejtuar në autostradë veturën e babait të tij me shpejtësi 213 kilometra në orë, raporton gazeta “Blick”.

14-vjeçari mori veturën e babait të dielën mbrëma.

Me këtë kaloi nga Toggenburgu deri në Wil dhe nëpërmjet autostradës A1 në drejtim të St. Gallenit.

Në Oberbueren ai doli nga autostrada dhe u kthye prapa.

Pak para se të arrinte në Thurau ai ra në radar. Ai po drejtonte veturën me shpejtësi 213 kilometra në orë. Ndaj të riut u hap procedurë nga autoritete e St. Gallenit.