Lëmsh

Polici vret shefin e tij në Turqi

Polici vret shefin e tij në Turqi
Foto: Ilustrim

Një polic i revoltuar pasi iu refuzua kërkesa për transferim në një stacion tjetër, vrau kreun e një stacioni policor dhe plagosi dy oficerë tjerë në Turqinë veriore.

Sulmi ndodhi në qytetin Rize, në bregun e Detit të Zi, pasi kreu i një stacioni lokal policor u takua me një polic të trafikut dhe në atë rast refuzoi kërkesën e tij për një post të ri, njoftoi AP.