Lëmsh

India inauguron statujën më të gjatë në botë

India inauguron statujën më të gjatë në botë
Foto: Reuters

India të mërkurën ka inauguruar statujën më të gjatë në botë, një përmendore 400 milionë dollarëshe e heroit indian të pavarësisë, Vallabhbhai Patel, gati dyfish më e gjatë se “Statuja e Lirisë” në New York.

“Statuja e Unitetit”, 182-metërshe, e punuar nga çeliku dhe bronzi, e ngritur në shtetin perëndimor indian të Gujaratit, prej nga vjen edhe kryeministri i Indisë, është pjesë e përpjekjeve të partisë së tij nacionaliste hinduse për t’i kujtuar ata që i quan liderë “të harruar”.