Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Shkarkimi i ministres Hajdari ndër pikat që do t’i shqyrtojë Kuvendi këtë javë

Shkarkimi i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari e vendimi i Qeverisë për masat emergjente, janë në mesin e një varg raportesh e projektligjesh që do të shqyrtohen këtë javë në Kuvendin e Kosovës. Organizimin e shqyrtimit të tyre në dy seanca të ndara, ka qenë puna që të hënën kanë bërë anëtarët e kryesisë së Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për dy ditë radhazi këtë javë, të mërkurën dhe të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mbledhjen e kryesisë është vendosur për kohën dhe çështjet që do të shqyrtohen.

Shefat e dy grupeve parlamentare, Mimoza-Kusari-Lila e Vetëvendosjes dhe Abelard Tahiri i PDK-së, shtjelluan disa prej tyre.

Të mërkurën do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara, derisa të enjten një varg raportesh e projektligjesh të reja.

“Shtesë do të trajtohet vendimi i qeverisë për masat emergjente në sektorin e energjisë. Gjithashtu do të trajtohet vendimi i komisionit funksional për ekonomi për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve”, ka theksuar Kusari-Lila

Ndërsa Tahiri ka thënë se në Kuvend do të trajtojnë edhe gjendjen në Ministrinë e Industrisë.

“Do të jemi një pikë të propozuar nga PDK-ja e cila do të trajtojë gjendjen mjaft të rëndë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Një mori skandalesh që kanë ndodhur për dy vjet, dënimi për mosdeklarimin e pasurisë së ministres. Ne kemi propozuar një rezolutë që kërkon shkarkimin e ministres nga kjo pozitë”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së paralajmëroi se do të bëjnë kallëzim penal për drejtues të institucioneve në kuadër të sistemit energjetik, pas gjetjeve të komisionit hetimor parlamentar.