Gjatë prezantimit të gjetjeve në një konferencë për media, autorja e raportit dhe ekspertja e politikave shëndetësore e sociale, Saranda Ramaj, ka thënë se trajtimi i kancerit është proces afatgjatë që shpesh zgjat me muaj apo vite, ndërsa mbrojtja aktuale në Kosovë mbetet e pamjaftueshme për nevojat reale të pacientëve
Instituti Columbus ka prezantuar tw hwnwn raportin “Politikat e pushimit me pagesë dhe lehtësirave në punë për punonjësit e diagnostikuar me kancer në Kosovë dhe krahasimi me 17 shtete në Evropë”.
Aty evidentohen mangësi serioze në mbrojtjen sociale dhe të drejtat në punë të pacientëve me kancer në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë prezantimit të gjetjeve në një konferencë për media, autorja e raportit dhe hulumtuesja e politikave shëndetësore dhe sociale, Saranda Ramaj, tha se trajtimi i kancerit është një proces afatgjatë që shpesh zgjat me muaj apo vite, ndërsa mbështetja aktuale në Kosovë mbetet e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave reale të pacientëve.
Sipas saj, një pacient me kancer nuk mund të trajtohet njësoj si në rastet e sëmundjeve të zakonshme, pasi trajtimet përfshijnë operacione, kimioterapi, radioterapi dhe periudha të gjata rikuperimi, ndërsa pas vetëm 20 ditësh pushim mjekësor të kompensuar, pacientët mbeten pa mbështetje të qartë financiare gjatë trajtimit.
Të dhënat e raportit tregojnë se diagnoza e kancerit ka ndikuar edhe në statusin e punësimit të një pjese të pacientëve.
Nga 132 të anketuarit, 15 kanë deklaruar se kanë humbur vendin e punës pas diagnostikimit me sëmundjen.
Sipas Ramajt, një numër i konsiderueshëm pacientësh kanë raportuar gjithashtu presion për t’u larguar nga puna apo ulje të të ardhurave.
“Prej 132 respondentëve, 15 kanë deklaruar se kanë humbur vendin e punës, ndërsa 11 prej tyre kanë thënë se kanë pasur presion për ta lënë vendin e punës. Po ashtu, 10 janë deklaruar se janë përballur me ulje të pagës. Këto statistika flasin shumë dhe, edhe pse në shikim të parë mund të duken të ulëta, nëse 15 prej 132 personave e kanë lënë ose janë detyruar ta lënë vendin e punës, kjo paraqet një përqindje goxha të lartë. Ndonjëherë largimi nuk ndodh përmes shkëputjes së kontratës, por si pasojë e pamundësisë për të vazhduar punën gjatë trajtimit”, ka thënë Ramaj.
Raporti nxjerr në pah edhe vështirësitë financiare me të cilat përballen pacientët gjatë trajtimit.
Rreth 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë kthyer në vendin e punës për shkak të nevojës financiare dhe jo sepse ishin rikuperuar plotësisht nga sëmundja.
Sipas të dhënave, barra financiare ka qenë një ndër sfidat kryesore për pacientët me kancer gjatë trajtimit.
“Një pjesë shumë e madhe, mbi 89 për qind, kanë pasur shqetësime të moderuara ose shumë të mëdha në aspektin financiar kur janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Një pjesë e tyre, në formë vullnetare, kanë treguar përvojat e tyre duke thënë se shpesh janë detyruar të blejnë barna dhe të udhëtojnë jashtë vendit për analiza specifike ose për shërbime që nuk ofrohen në Kosovë dhe që është dashur t’i paguajnë vetë”, ka thënë Ramaj.
Ky raport po ashtu evidenton edhe mungesën e mbështetjes psikologjike për pacientët.
Në të thuhet se mbi 45 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë pasur fare mbështetje psikologjike, ndërsa vetëm 23 për qind kanë thënë se e kanë marrë një mbështetje të tillë.
Një pjesë e tyre kanë vlerësuar se nuk kanë kërkuar ndihmë ose nuk kanë qenë mjaftueshëm të informuar për rëndësinë e saj gjatë trajtimit.
Po ashtu, 28.6 për qind e respondentëve kanë konfirmuar nevojën se pushimi mjekësor është i nevojshëm të zgjasë më shumë se një vit.
Korniza aktuale ligjore në Kosovë nuk parasheh trajtim të veçantë për pacientët me kancer apo për sëmundjet e rënda afatgjata në marrëdhëniet e punës.
Mbrojtja ekzistuese mbështetet kryesisht në dispozitat e përgjithshme për pushim mjekësor dhe në mekanizmat bazikë të sigurimeve sociale, të cilët nuk janë domosdoshmërisht të përshtatur për realitetin e trajtimeve të gjata dhe rikuperimit gradual që kërkon sëmundja e kancerit.