Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

OEK-u kërkon ndihmën e Avokatit të Popullit për pezullimin e vendimit të ZRRE-së

Oda Ekonomike e Kosovës

Pezullimin për të paktën një vit të vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë e ka kërkuar Oda Ekonomike, nëpërmjet një shkrese drejtuar Avokatit të Popullit. Në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë e përjashtuan këtë mundësi. E njohësit paralajmëruan se kalimi i bizneseve me mbi 50 punëtorë apo me qarkullim mbi 10 milionë euro në treg të hapur, do të ndikojë në koston e produkteve dhe shërbimeve

Oda Ekonomike i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit me kërkesë për të iniciuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që e parasheh kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

ZRRE-ja ka kërkuar që kompanitë me mbi 50 punëtorë apo me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të kalojnë në treg të hapur nga 1 qershori.

Por në Odë kërkuan që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet për të paktën një vit.

“Kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit. Një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke ulur gjithashtu standardin jetësor të qytetarëve”, thuhet në kërkesën e Odës.

Por kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, e përjashtoi këtë mundësi.

Edhe OEK-ja i kërkon ZRRE-së ta pezullojë vendimin për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë Ekonomi OEK-ja i kërkon ZRRE-së ta pezullojë vendimin për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë

“Asnjë arsye deri më tani nuk ka për shtyrje të këtij afati, meqenëse kemi paralajmëruar edhe vitin e kaluar që afati i fundit që do të furnizohen me tarifa të rregulluara ka qenë 31 marsi. Me qëllimin e mirë për të diskutuar bashkërisht edhe me bizneset, e kemi shtyrë këtë afat deri më 1 qershor”, ka thënë ai.

Si pjesë e Ligjit për energjinë elektrike, vendimi i 2017-s, që është shtyrë disa herë, nënkupton se bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin me rrymë.

Adhurim Haxhimusa, njohës i fushës së energjisë, thekson se ky vendim duhet të rivlerësohet pasi, siç thotë, kriteret e para tetë vjetëve nuk përkojnë më me gjendjen aktuale ekonomike. E ai paralajmëron se vendimi mund të reflektojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve.

“Meqenëse burimet e tjera të energjisë bizneset nuk përdorin, çdo rritje të energjisë elektrike çon edhe në rritje drejtpërdrejt të kostos së produkti që i ofrohet qytetarëve të Kosovë. Të gjitha këto kosto do të merren dhe do të transferohen te qytetarët, prandaj duhet të llogaritim këtë vendim, që faktikisht çmimet e një numër të produkteve do të rritet”, ka thënë Haxhimusa.

Edhe OEK i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur të energjisë Arbëri OEK i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur të energjisë

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, 748 biznese në Kosovë kanë mbi 50 punëtorë, ndërsa 318 kanë qarkullim mbi 10 milionë euro.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që dalin në tregun e liberalizuar të energjisë, mund të furnizohen nga çdo kompani vendore që posedon licencë ose nga kompani të huaja.