Një person ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 918 raste të reja nga testimi i 2557 mostrave, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Pas rritjes së numrit të të infektuarve, neuropsikiatri Sami Rexhepi ka thënë për Ekonomia Online se nuk duhet të ketë mbyllje sërish, për shkak se po rrezikohet shëndeti mendor i njerëzve.
Sipas tij, përveç shëndetit mendor, mbylljet kanë shkaktuar probleme edhe në aspektin ekonomik.
“Problemi me Covid është më së shumti i theksuar për shkak të këtyre valëve të cilat kanë qenë. Domethënë kemi një stres kumulativ, që ka qenë kohë pas kohe edhe është grumbulluar ai nivel i stresit. Nuk besoj që do të ketë edhe një mbyllje se e kemi pasur dhe na ka kushtuar edhe në aspektin ekonomik, edhe në aspektin e shëndetit mendor vetëm mbyllje. Unë nuk besoj se do të ketë prapë mbyllje por do të ketë raste, do të ketë numra shumë të mëdhenj, por nuk duhet mbyllur për t’u shfaqur një frikë me intensitet shumë më të lartë prej vetë numrave”, tha Rexhepi.
Pas disa hulumtimeve të bëra nga Qendra e shëndetit mendor, për të parë ndikimin e pandemisë, te personeli mjekësor më të prekurit janë anesteziologët, pasi kanë qenë vazhdimisht në përballje me Covid-19.
Edhe
Temperaturat e larta rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit mendor te të rinjtë
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.401 persona të infektuar deri tani.
Ndërsa numri i rasteve aktive është ulur në 9.926 raste.
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore