Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

LDK: Kurti i përfshirë në aferën milionëshe

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike e akuzuan kryeministrin Albin Kurti se është i përfshirë në aferën financiare të raportuar në Slloveni, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, tha në një konferencë për media se me para të dyshimta, është financuar edhe fushata e fundit zgjedhore e kryeministrit.

“Ky skandal sa vjen dhe thellohet edhe më tepër. Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro para të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN, me të cilat dyshohet se është financuar edhe fushata e kryeministrit Kurti, përmes filialit në Tiranë, ku janë transferuar 14 milion euro”, tha Tahiri.

Tahiri e ka mbështetur akuzën duke iu referuar një raporti të portalit Prava të Sllovenisë, sipas të cilit ka pasur disa aludime dhe informata se janë transferuar para nga njëra prej filialeve të kompanisë GEN, për fushatën zgjedhore të Kurtit.

Ai kërkoi që ekzekutivi të sqarohet lidhur me këto raportime, që sipas tij, cenojnë integritetin e Qeverisë së Kosovës.

E zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka kontestuar autoritetin e themeluesit të medimit slloven, ndërsa portalin e kualifikoi organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë. Ai e quajti të pavërtetë përmbajtjen e publikimit dhe kritikoi LDK-në për akuzat e mbështetura në të.

Edhe LDK-ja: Qeveria të sqarohet për aferën milionëshe ku u përfshinë Kurti e Berishaj Arbëri LDK-ja: Qeveria të sqarohet për aferën milionëshe ku u përfshinë Kurti e Berishaj

“Trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpësi opozitare. Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Twitter e të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, tha Kryeziu.

Për herë të parë për skandalin financiar është raportuar në prill të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni. Atëkohë u raportua se politikani slloven Robert Golob ka bërë transaksione nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-i, për te kompania e Berishajt, MB Consulting. Sipas raportit, nga kompania e Berishajt janë nxjerrë më pas gradualisht 600 mijë euro para të gatshme që dyshohet se i janë kthyer Golobit.