Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

KQZ-ja finalizon përgatitjet, fton qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces, ndërkaq i ftoi qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në mbledhjen e së shtunës të KQZ-së, me votë unanime është vendosur për zëvendësimin e komisionerëve të dorëhequr nga Partia e Serbëve të Kosovës, subjekt ky politik i drejtuar nga Aleksandar Jabllanoviqi, i cili të mërkurën ka tërhequr kandidaturën në garën për kryetar të Komunës së Leposaviqit

Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, u ka përçuar të shtunën mesazh për pjesëmarrje në zgjedhje të gjithë qytetarëve në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara kryesisht me serbë.

Radoniqi, në mbledhjen e fundit të KQZ-së para zgjedhjeve të së dielës, ka bërë të ditur se institucioni që e drejton i ka bërë të gjitha përgatitjet për ditën e votimit dhe i ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Si KQZ kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve. Kemi vendosur të gjitha vendvotimet e miratuara dhe çdo gjë është gati për fillim të zgjedhjeve. Andaj, në emër të KQZ-së, i ftoj të gjithë qytetarët e komunave të veriut që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë dhe të ndërtojnë institucionet e tyre demokratike, me shpresë që i gjithë procesi do të shkojë i qetë dhe i lirë”, ka thënë Radoniqi.

Anëtarët e KQZ-së, gjatë mbledhjes së të shtunës, kanë diskutuar mbi çështjet e fundit përgatitore.

Me votë unanime është vendosur për zëvendësimin e komisionerëve të dorëhequr nga Partia e Serbëve të Kosovës, subjekt ky politik i drejtuar nga Aleksandar Jabllanoviqi, i cili të mërkurën ka tërhequr kandidaturën në garën për kryetar të Komunës së Leposaviqit.

Edhe KQZ-ja bën thirrje për dalje në votim, shpreson në proces të qetë Arbëri KQZ-ja bën thirrje për dalje në votim, shpreson në proces të qetë

Burim Ahmetaj, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, ka theksuar se zëvendësimi i tyre do të bëhet me zyrtarëve të administratës lokale të regjistrit civil si dhe nga stafi i sekretariatit të KQZ-së.

“Kemi dorëheqje dhe mospjesëmarrjen e komunës së Leposaviqit. Së bashku me anëtarët e komisionit dhe për t’i plotësuar të gjitha vendet e lira, sekretariati ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe dispozitat ligjore, t’i plotësojë me staf. Të gjitha këto vendime i ka marrë sekretariati dhe rekomandimin e bazon në dispozitat ligjore për zgjedhjet e përgjithshme”, ka theksuar Ahmetaj.

Ai ka bërë të ditur se e shtuna është përcjellë me përgatitjet finale si në qendrat alternative të votimit, ashtu edhe në ato të rregullta, në mënyrë që të krijohen kushtet për organizmin e zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje, e drejta e votës u është mundësuar edhe 25 personave nga komunat e veriut që janë duke u mbajtur në burgjet e Kosovës.

Edhe Radoniqi bën thirrje për dalje në votim dhe respektim të Ligjit të zgjedhjeve Zgjedhjet lokale Radoniqi bën thirrje për dalje në votim dhe respektim të Ligjit të zgjedhjeve

Ekipe mobile të KQZ-së, atyre ua kanë mundësuar votimin të shtunën.