Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Hiqen telat gjemborë e sulmohet policia në Zveçan, situatë e qetë në dy komunat e tjera

Ka hyrë në javën e dytë protesta në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Përderisa qetë e pa tensione përfunduan protestat në Zubin-Potok e Leposaviq, në Komunën e Zveçanit, pati tensione. Një veturë e Policisë së Kosovës u pengua në lëvizje nga protestuesit. E sipas policisë, ajo më pas edhe u sulmua. E KFOR-i në këtë komune vendosi t’i heqë telat gjemborë.

Telat gjemborë të cilat u vendosën pas përleshjes mes KFOR dhe serbëve lokalë më 29 maj, para objektit të Komunës së Zveçanit, janë hequr të hënën në mesditë nga misioni i NATO-s në Kosovë.

Vetëm një pjesë e tij rreth murit të objektit të komunës ka mbetur aty afër ku serbët lokalë kanë qëndruar edhe të hënën, për të njëmbëdhjetën ditë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarit Ilir Peci.

E me t’u hequr teli me gjemba, protestuesit serbë, vendosën një mbishkrim afër objektit të komunës, ku shkruante “Zveçani është i përjetshëm”.

Serbët aty penguan lëvizjen e një automjet i Policisë së Kosovës nëpër Zveçan.

Vetura policore ka ngecur mes protestuesve për rreth 15 minuta, derisa i është hapur rruga për qarkullim nga pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Edhe KFOR-i largohet edhe nga objekti i Komunës së Zveçanit LAJMET E MBRËMJES KFOR-i largohet edhe nga objekti i Komunës së Zveçanit

Sipas zëdhënësit të policisë Baki Kelani, vetura e policisë është sulmuar nga persona ende të panjohur.

“Mund ta konfirmojmë se një veturë policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të Komunës së Zveçanit është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta, veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, ka theksuar Kelani.

Bashkë me protestuesit u panë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata nuk treguan nëse do të takohen me emisarët, Miroslajv Llajqak, e Gabriel Escobar, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë.
 

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se Slagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës.

Pantoviqit i ishte ofruar mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që mori.

E situatë krejtësisht ndryshe ishte në komunën e Leposaviqit, ky kryetari i zgjedhur në muajin prill, është duke qëndruar brenda objektit të komunës.

Edhe Ulet prania policore në veri, serbët vazhdojnë protestën në Zveçan Arbëri Ulet prania policore në veri, serbët vazhdojnë protestën në Zveçan

KFOR-i italian, i cili u përkujdes të hënën për ruajtjen e rendit dhe qetësi, nuk hoqën telin gjemborë. Aty situata vëzhgohej edhe nga qielli.

Protesta e qetë ishte edhe në Komunën e Zubin Potokut.