Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vazhdon të nxisë reagime nga të tri palët e përfshira në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova do t’i përmbahet planit franko-gjerman. E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai nuk do të ndalet në kërkesën e tij për asociacionin.
Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka thënë se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një mundësi historike.
Giaufret në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, ka thënë se është “lajm i shkëlqyer që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar për Planin e BE-së”.
“Të gjitha marrëveshjet e mëparshme nga dialogu mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme, dhe kjo natyrisht përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje urgjente”, ka thënë Giaufret.
E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të përballet me presione të vështira.
Vuçiq, i cili po qëndron në Doha të Katarit, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “Vuçiqi flet vetëm për Asociacionin”.
Edhe
Bislimi: Kosova kurrë s’ka pasur marrëveshje për Asociacionin me Serbinë
"Kurti ka të drejtë, unë kam pengesë në të folur, i përmbahem ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Nuk ka logoped, edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje me të, ose dikush që mund të ndikojë në trurin tim, i cili mund të ndryshojë diçka të ngjashme në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova nuk do t'i shmangë përgjegjësitë e saj dhe do të sigurojë që të gjitha pakicat në Kosovë të jenë të sigurta.
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Bislimi, por nuk specifikoi se si do të arrihet zbatimi i kësaj çështjeje të dobishme.
“Për Kosovën kusht i domosdoshëm është normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke, ndërsa për Serbinë kusht vendimtar është që Prishtina të pranojë të krijojë një Asociacion komunash, të banuara kryesisht nga serbët, që do t’u japë serbëve një shkallë autonomie. Tashmë ka një kornizë të përshtatshme të rënë dakord të hënën e kaluar në Bruksel dhe ne do të kërkojmë të punojmë mbi të”, ka thënë Bislimi.
Bislimi ka thënë se Serbia, duke u pajtuar me Planin e BE-së, është angazhuar “që praktikisht ta njohë Kosovën dhe se po e kupton se është më e mira për të”.
Edhe
Bislimi: Serbia ishte e interesuar vetëm për Asociacionin
Ka theksuar se edhe Greqia duhet ta ndjekë këtë ritëm dhe të marrë hapa vendimtarë.
“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, tha Bislimi kur është pyetur lidhur me shqetësimet që ka në Greqi për efektet që “njohja e Kosovës mund të ketë në lidhje me çështjen e Qipros".