Në një komunikatë për media të AKP-së është thënë se qiramarrësit e pikave të karburantit në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin-Potok kanë punuar pa licencë dhe dy prej pikave as nuk kanë qenë të fiskalizuara. Në një reagim për këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “shkelësit e ligjeve dhe rregullave si ‘Nis Petrol’, damar i “Gazpromit” rus, nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”
Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ua ka ndërprerë të martën veprimtarinë tri pikave të karburantit në veri të Kosovës, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ua ka ndërprerë kontratat e qirasë.
Në një komunikatë për media të AKP-së është thënë se qiramarrësit e pikave të karburantit në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin-Potok kanë punuar pa licencë dhe dy prej pikave as nuk kanë qenë të fiskalizuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Policia e Kosovës ka asistuar në aksionin e Inspektoratit të Ministrisë së Industrisë dhe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Këto pika karburanti e kanë logon e kompanisë Industria e Naftës e Serbisë (NIS).
Mirëpo, sipas informatave të REL-it, ato prej disa vjetësh janë në pronësi të biznesmenëve nga veriu i Kosovës.
Pronarja kryesore e kompanisë NIS është “Gazprom Neft”, më pas një përqindje ka kompania e saj ombrellë, “Gazprom” dhe shteti i Serbisë.
“Gazprom Neft” është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.
Marko Gjuriq, sa ka qenë në pozitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, pati marrë pjesë në hapjen e njërës prej pikave të pompave të NIS-it në veri.
Duke komentuar mbylljen e këtyre pikave, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se “epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon” dhe që krimi në pjesën veriore ka qenë i thellë dhe i organizuar me vite.
“Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘Nis Petrol’, damar i ‘Gazpromit’ rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.
Është e paqartë nëse këto pompa janë furnizuar me karburante nga NIS-i i Serbisë, apo nga burime të tjera.
Hapja e pompës NIS në vitin 2016 ishte kundërshtuar ashpër nga autoritetet e Kosovës dhe notë proteste i ishte dërguar edhe Bashkimit Evropian dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare.
Autoritetet e Kosovës e patën cilësuar punën e kësaj kompanie të naftës në Mitrovicë të Veriut si përpjekje për të përhapur ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe rajon.