Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Specialja nuk e sqaron pse Krasniqi u detyrua ta hiqte kravatën para se të hynte në gjykatore

Në fillimin e procesit më të madh të Speciales kundër ish krerëve të UÇK-së,  Jakup Krasniqi kishte të vendosur këtë krevat kur edhe e prezantoi  fjalën hyrëse.

Atë e ka pasur të vendosur edhe herë të tjera siç është kjo më 24 prill, kur e ka përcjellë gjykimin në distancë.

Por pas më shumë së një vitit zyrtarëve të gjykatës speciale kravata që e vendosi të hënën Krasniqi tyre nuk u pëlqeu dhe i kanë që ta heqë.

Në opinionin kosovar është spekuluar se bëhet fjalë pikërisht për kravatën që Krasniqi e kishte vendosur në fillim të gjykimit.

Specialja nuk e adresoi publikisht ankesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit se pse ai është detyruar ta heqë atë para se të hynte në seancë.

Edhe Specialja s’hap hetim, Krasniqi mund ta vendosë kravatën me shqiponja Arbëri Specialja s’hap hetim, Krasniqi mund ta vendosë kravatën me shqiponja

Këtë çështje e ngriti që nga mëngjesi avokatja Alagendra Venkateswari, e cila u ankua se pse po detyrohet klienti i tij ta heqë kravatën që e ka vendosur edhe më herët.

VENKATESWARI ALAGENDRA – AVOKATE E JAKUP KRASNIQIT

"Zotëri Krasniqi e ka pasur një kravatë këtë mëngjes dhe ja kanë hequr. A mund të na thotë dikush pse i është hequr kravata zotëri Krasniqit sot paradite?", ka deklaruar ajo, derisa kreu i trupit gjykues, Charles Smith, tha se "as që e ka haberin për këtë".

"Ju lutem që sa më shpejt të na jepni këtë informatë...Sa për procesverbal, atë kollare e ka pasur të veshur edhe herë të tjera në gjykatore.

", ka shtuar ajo.

Pas një pushimi të zgjatur, trupi gjykues nuk e ka adresuar në publik shqetësimin e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për detyrimin për heqje të kravatës.

Edhe Specialja fajëson sigurimin për kravatën, Haxhiu thotë se u shkel dinjiteti i Krasniqit Arbëri Specialja fajëson sigurimin për kravatën, Haxhiu thotë se u shkel dinjiteti i Krasniqit

Trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith po sa u rikthye në transmetim e kaloi seancën në të mbyllur dhe më pas edhe e ndërpreu pa dhënë ndonjë shpjegim.

KOHA ka kërkuar sqarime lidhur me këtë çështje të Dhomat e Specializuara, por nuk ka pranuar përgjigje.