LAJMET E MBRËMJES

Grafite të reja kërcënuese në veri me nënshkrim të grupit terrorist, “Brigada e Veriut”

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se prokuroria ka iniciuar rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”. Sipas tij, ende nuk dihet kush i ka bërë grafitet. Qeveria e Kosovës e ka shpallur “Brigadën Veriore” dhe “Mbrojtjen Civile” si organizata terroriste në fund të qershorit të vitit 2023. Këto dy organizata veprojnë në veri të Kosovës dhe numërojnë qindra anëtarë nga radhët e komunitetit serb.

Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se prokuroria ka iniciuar rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”.