LAJMET E MBRËMJES

Protestuesit kërkojnë drejtësi nga institucionet për gratë e vrara e të dhunuara

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” ka organizuar protestë në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Marshi nisi para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali e vazhdoi para institucioneve në qendër të qytetit. Në protestë u kërkua drejtësi për gratë e vrara e të dhunuara. Aktivitete për 8 Marsin janë mbajtur edhe në komuna të tjera

Me moton “Marshojmë, s’festojmë”, të mërkurën, në Ditën e Gruas është protestuar para institucioneve të drejtësisë e sigurisë.

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” organizoi protestë gati 4-orëshe, e ajo nisi para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali e vazhdoi para institucioneve në qendër të Prishtinës.