Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” ka nisur marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Marshi ka nisur nga Pallati i Drejtësisë. “Sot marshojmë, çdo ditë festojmë” e “Marshojmë s’festojmë” kanë qenë thirrjet e grave në këtë marsh.
Në nisjen e marshit ka folur Elvedina Hajdari, e cila disa herë e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë e shqetësime.
“Në Policia janë shumë raste që nuk janë hapur për shkak të neglizhencës së Policisë dhe Prokurorisë. Pas raportimit tim, ndonëse ish-bashkëshorti në vitin 2021 u ngarkua me vepër penale, prokuroria e liroi në procedurë të rregullt, përsëri dhunuesi më shqetësonte edhe në procedurë të rregullt. Pasi ish-bashkëshorti nuk e respektonte vendimin gjykatës ai hyri në paraburgim ku kaloi tre muaj dhe me një kërkimfalje dhe pranim të fajësisë u lirua por prapë shqetësimet, provokimet, vëzhgimet nuk janë ndalur, e gjithë kjo dhunë ndaj meje nuk është ndalur. Përkundër provave të vazhdueshme që i kam ofruar Gjykatës dhunën që më është bërë e po më bëhet, dënimi që ish-bashkëshorti ka marr nga Gjykata Themelore në Drenas është tepër i ultë”, ka theksuar Hajdari, duke shtuar se aktualisht është në pritje të vendimit të Gjykatës për dhunën që ka thënë se vëllai i ish-bashkëshortit të saj e ka ushtruar ndaj saj. “Përderisa ai nuk dënohet unë nuk do të ndihem e sigurt pasi që kërcënimet e tij edhe në prani të gjyqtarit nuk po kanë të ndalur”, është shprehur Hajdari.
Ajo ka theksuar se nuk do të dorëzohet karshi dhunës sistematike, që ka thënë se e ka përjetuar e po e përjeton.
Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë dhe pas grumbullimit në sheshin “Zahir Pajaziti” vazhdohet deri te Qeveria e Kosovës.
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
-
Marshi i 8 Marsit kundër dhunës patriarkale dhe në solidaritet me Palestinën
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit
-
Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë