Prishtinë, 2 tetor – Zvicra nuk është vetëm shteti ku jetojnë e punojnë qindra e mijëra shqiptarë. Java e parë e tetorit në qytetin piktoresk të Lausannes, buzë liqenit të Gjenevës, është rezervuar edhe për shfaqje teatrale nga Kosova. Dhe jo vetëm.
Kështu, Théâtre Vidy-Lausanne hap dyert për “Një shfaqje teatri me katër aktorë me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” dhe “Peer Gynti nga Kosova”. Që të dyja janë produksione teatrore të qendrës “Multimedia”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrejt kjo është mundësuar nga qyteti i Lausannes në kuadër të njohjes së kulturës shqiptare me një program të larmishëm filmash, spektaklesh, koncertesh, debatesh dhe ngjarjesh në partneritet me “Cinémathèque Suisse” dhe veçmas Théâtre Vidy-Lausanne.
“Pas suksesit të dy edicioneve të para të ‘Lausanne Méditerranées’, përkatësisht përreth Magrebit dhe Greqisë, ky edicion i ri i kushtohet hapësirës shqiptare. Nëse lidhjet tona me basenin e Mesdheut janë të shumëfishta, është një pjesë e bregdetit që mbetet e panjohur: Shqipëria dhe vendet ku flitet shqipja, veçanërisht Kosova, por edhe Maqedonia”, e ka përshkruar këtë ngjarje kryetari i Laussanes, Grégoire Junod. Sipas tij, parimi i këtij edicioni mbetet i njëjtë e që, sipas tij, është theksimi i pasurisë së ndërsjellë përmes shkëmbimeve e debateve mbi çështjet politike dhe shoqërore.
“E mbyllur për një kohë të gjatë, Shqipëria është e hapur për turizëm njësoj si pjesa tjetër e Evropës, me asetet e saj të pamohueshme, sidomos me historinë e saj të begatë dhe peizazhet e ndryshme”.
Junod ka theksuar se Zvicra dhe Kosova kanë mbi 50 vjet të lidhjeve të forta që kanë ndihmuar në ndërtimin e urave të shumta.
Kështu, edicioni i tretë i ‘Lausanne Méditerranées’, që ka nisur zyrtarisht të shtunën me folklor e kuzhinë tradicionale, ka vënë synim thyerjen e klisheve dhe hapjes së dyerve për kulturën shqiptare përmes teatrit, muzikës, letërsisë, kinemasë dhe gastronomisë.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")