Kulturë

Zija Grapshi – aktori ikonë i Teatrit të Kukullave

Zija Grapshi

Me zërin e tij karakteristik, sipas biografisë, aftësitë imituese dhe ndjeshmërinë në skenë, Zija Grapshi u shqua si një aktor i natyrshëm dhe i vërtetë, që dinte të ndërtonte marrëdhënie të ngrohta me partnerët dhe publikun

I lindur në Gjirokastër, ai përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” në vitin 1952. Karrierën artistike e nisi herët, në vitin 1949, në grupin filodramatik të Radio-Tiranës. Më pas interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor. Grapshi ka dhënë edhe kontributin e tij në arsim, duke qenë për disa vjet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Më së shumti ai u identifikua me Teatrin e Kukullave të Tiranës, ku ka interpretuar në mbi 160 shfaqje

Për dekada njihej si “gjyshi i përrallave” pasi rolet e tij në Teatrin e Kukullave e kishin bërë personazh të dashur për fëmijët. Zija Grapshi, aktor me disa role edhe në kinematografinë shqiptare, vdiq të dielën. Ai ishte 94 vjeç. 

I lindur në Gjirokastër, ai përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” në vitin 1952. Karrierën artistike e nisi herët, në vitin 1949, në grupin filodramatik të Radio-Tiranës. Më pas interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Grapshi ka dhënë edhe kontributin e tij në arsim, duke qenë për disa vjet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Më së shumti ai u identifikua me Teatrin e Kukullave të Tiranës, ku ka interpretuar në mbi 160 shfaqje, duke luajtur kryesisht role kryesore. Kujtohet për rolet si Shvejku (1957), Ivani i Madh (1959) dhe sidomos te shfaqja “Baba Viti” (1987), figurë me të cilën konsiderohet se fitoi dashurinë e brezave të fëmijëve. Sa i përket kinematografisë ai luajti në filmat: “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Shtigje lufte” (1974), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Gunat mbi tela” (1977), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Yje mbi Drin” (1978), “Në pyjet me dëborë ka jetë” (1978), “Ne vinim nga lufta” (1980), “Intendenti” (1980), “Rruga e lirisë” (1982), “Koha nuk pret” (1984), “Mondi dhe Diana” (1985), “Rikonstruksioni” (1988)  dhe “Prindër të vegjël”.

Me zërin e tij karakteristik, sipas biografisë, aftësitë imituese dhe ndjeshmërinë në skenë, Zija Grapshi u shqua si një aktor i natyrshëm dhe i vërtetë, që dinte të ndërtonte marrëdhënie të ngrohta me partnerët dhe publikun.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe mbështetja për artin e kukullave e bënë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar. Krahas punës si aktor, ka vënë në skenë si regjisor mbi 20 projekte ne Teatrin Kombëtar të Kukullave. 

Zija Grapshi qe dhe dublues i njohur shqiptar. Grapshi ishte një aktor i shquar i filmit dhe teatrit shqiptar. Ai ka qenë pjesë e Teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, ku dha një kontribut të rëndësishëm në skenën teatrale.

Përveç aktrimit në film dhe teatër, Grapshi u dallua edhe si dublues, duke ua dhënë zërin e tij karakteristik shumë personazheve në filmat e vjetër të animuar shqiptarë, si dhe në produksione të ndryshme radiofonike.

Ai mbetet një figurë e respektuar në artin shqiptar, si për rolet e tij në skenë e ekran ashtu edhe për punën e tij të veçantë në fushën e dublimit.