Holanda ka shënuar fitore në ndeshjen dramatike kundër Uzbekistanit.
Holanda e mposhti Uzbekistanin në miqësore me rezultat 2:1 të hënën mbrëma.
Cody Gakpo i shënoi dy golat e fitores për Holandën. Madje, golin për 2:1 e shënoi në minutën e 98-të, gjashtë minuta pasi Uzbekistani realizoi golin e barazimit.
Të dy golat, Gakpo i shënoi nga penalltia. Të parin në minutën e 32-të. Guus Til i Holandës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të.
Igor Sergeev e shënoi golin për Uzbekistanin.
Holanda është në grup me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë, kurse Uzbekistani do të ketë punë në Botëror me Portugalinë, Kongon dhe Kolumbinë.