Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Olise realizon “hat-trick” në fitoren e Francës

Michael Olise

Sulmuesi i Bayernit, Michael Olise, e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 75-të në fitoren e Francës 3:1 ndaj Irlandës së Veriut.

Dy golat e parë për Francën, Olise, i realizoi në minutat 43’ dhe 49’. Golin e vetëm për Irlandën e Veriut e shënoi Patrick Kelly në minutën e 64-t.

Ishte miqësorja e fundit para Botërorit për Francën.  Franca është në Grupin I së bashku me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë.