Kur ariet apo perlat e operave botërore bëhen pjesë e një programi të vetëm, është e qartë se interpretuesit i shtohet përgjegjësia.
Kjo për shkak të stilit, teknikës dhe qasjes që ka secili prej kompozitorëve të këtyre veprave, shkruan sot “Koha Ditore”. Pesha mund të duket edhe më e rëndë, kur bëhet fjalë për 16 sosh - në mesin e tyre edhe këngë të vjetra shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Cosi Fantutte” e Mozartit, “La Boheme” e Puccinit, “Rigoletto” dhe “La Traviata” e Verdit, hyjnë në mesin e operave më të njohura dhe më kërkuese për interpretim.
Pikërisht arie të këtyre operave ishin pjesë e programit, duke ia shtuar edhe të tilla nga operat si “Lucrezia Borgia”, “Linda di Chamounix” të Donizzettit e “I Capuleti e i Montecchi” e Bellinit, bashkë me këngët “O sole mio” të Eduardo di Capua dhe ato shqiptare, “N’jat zaman” të Çesk Zadesë, “Kur perëndon dielli” e Leonard Dedës dhe “Agimet shqiptare” të Avni Mulës. Por kapaciteti vokal i sopranos Zana Abazi-Ramadani dhe tenorit Faik Hondozi, bëri që kjo të dukej e lehtë.
Njëjtë sikurse ajo, edhe tenori Faik Hundozi pati paraqitje të denjë, me shpërthimet dhe momentet e veta. Të dy patën rastin të shkëlqejnë, duke interpretuar secili nga një këngë me radhë.
Të fuqishme dhe të bukura ishin edhe interpretimet në duet. Katër këngë i kënduan së bashku, ku nuk munguan emocioni, loja në skenë dhe profesionalizmi. Abazi-Ramadani tashmë e ka dëshmuar veten me paraqitjet e suksesshme në Prishtinë, Tiranë e Shkup, ndërsa Hondozi si tenor, i cili po bën karrierë në skenat e njohura të Vjenës dhe më gjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.