Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zanatliu me përvojë gjysmëshekullore që ec me trendët

Nga gati 65 vjet sa ka Rexhep Bucolli, 50 i ka kaluar si zanatli. Por kurrë më mirë se tash nuk është ndier. Me makinë të qepjes e me lëkurë ai ka ndryshuar disa herë llojet dhe vendet e punës. Si 15-vjeçar kishte nisur në Prishtinë si çantapunues. Do të vazhdonte në Kamenicë si këpucëtar e mjeshtër i riparimit të enterierit të veturave.

Do të kthehej në Prishtinë, me kërkesë të djalit të tij. Kreativiteti prej artisti i Lulzim Bucollit dhe mjeshtëria e pjekur e të atit do të bënin kombinimin e nevojshëm për produktin inventiv që do ta quanin “Kokërrshilte”. Puna me të po ecën mirë, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aq mirë, sa në një pasdite fillimgushti, Bucolli i vjetër nuk ka kohë për ta ndalë makinën as për të rrëfyer gjysmëshekullin e tij prej zanatliu.

Mjeshtri i shumë zanateve

E nga karrigia e tij para makinës së qepjes, në një podrum të flladitshëm në verën që përcëllon, Bucolli kthehet 50 vjet prapa.

“Kam nisur si 15-vjeçar, si e kam përfunduar shkollën fillore, si çantapunues. Kam punuar te një zanatli te Teatri Kombëtar. Aty i kam marrë hapat e parë”, thotë Bucolli, për t’i dhënë me këmbë pedales së makinës, edhe për një rend të qepjes së një kokërshilteje të re... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)