Xhamia e Plumbit, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë të Shqipërisë, këtë vit do t’i nënshtrohet transformimit rrënjësor, kanë bërë të ditur autoritetet e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.
Sipas njoftimit, me ndërhyrjet në këtë xhami “besimtarëve do t’u kthehet një tempull në kushte optimale, por Shkodrës e gjithë Shqipërisë do t’i shtohet një tjetër atraksion i madh turistik”. Së fundmi janë kryer sondazhet gjeologjike në terren me pjesëmarrjen e specialistëve turq e atyre shqiptarë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërhyrja kryesore pritet të zgjidhë problemin e përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt, pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës. Mjedisi përreth saj do të kthehet në një park të denjë për besimtarët e turistët”, shkruhet në njoftim. Po aty jepet edhe zotimi se nuk do të preket origjinaliteti i këtij monumenti.
“Teknikat e ndërtimit dhe materialet e përdorura në monumentin e kulturës dhe të gjitha detajet arkitektonike origjinale nuk do të cenohen”, kanë bërë të ditur autoritetet e trashëgimisë kulturore.
E ndërtuar në 1773, sipas modelit të arkitekt Sinanit, Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit në Shkodër është një nga më të veçantat në Shqipëri.
“Është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë dhe xhamia osmane më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellë prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit”, shkruhet në të dhënat për monumentin.
Para një viti ministrja e Kulturës e Shqipërisë bashkë me homologun e saj turk kishin nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e xhamisë.