Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dëmtohet gjatë restaurimit xhamia në Iran, pjesë e Trashëgimisë Botërore

Një xhami iraniane e shekullit XVII e njohur për kryevepër arkitekturore, është dëmtuar gjatë punimeve të restaurimit, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Xhamia Shah në Isfahan konsiderohet ndoshta si më e bukura në Iran dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të Kombeve të Bashkuara.

Por në fotot e fundit, njëra anë duket e pabarabartë, ndërsa modelet e saj dalluese të luleve nuk përputhen, shkruan BBC-ja të martën.

Zyrtarët i pranuan defektet, por thanë se ato mund të korrigjohen.

“Puna ende nuk ka përfunduar”, tha restauratori Mehdi Pakdek.

Pakdel fajësoi problemet me skelat e përdorura, si dhe sfidat e paraqitura nga lartësia e kupolës, e cila është 54 metra.

Edhe Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja Kulturë Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

Xhamia u ndërtua gjatë epokës që njihet si artë e Isfahanit, qyteti i tretë më i madh në vend.

Me pllakat e tij të mrekullueshme me model blu dhe verdhë, ai është magnet për adhuruesit dhe turistët nga brenda dhe jashtë Iranit.

“Mbikëqyrësit dhe restauruesit e kuptuan se kishte dëmtime, veçanërisht në pjesën e sipërme të kupolës”, tha Alireza Izadi, kreu i trashëgimisë për qytetin. “Ne do të ndërrojmë pllakat e kupolës, sepse pesha e skelave i ka dëmtuar”, tha ai.